Ndjehu energjike sikur ishe 20 vjeç
Vizioni im është të ndërtoj një komunitet me femra ku të ndajmë sëbashku problemet tona të përditshme
duke filluar nga shëndeti jonë fizik, mental, shpirtëror dhe jo vetëm.
Pasioni im është t’ju vij në ndihmë femrave që me anë të programeve të dizenjuara nga unë, ato të mund të transformojnë jetën dhe njohurinë për shëndetin e tyre. Dhe kjo nuk është dieta e rradhës, por është një stil jetese me njohuri për të balancuar jetën tënde. Njëherë që e mëson e ke për gjithë jetën!
Mëso gjithçka të duhet për shëndetin femëror në këtë faqe, që nga nurticioni holistik, tek mendësia që duhet të kesh për tu ndjerë mirë, puna që mund të bësh me veten për të qenë në ekuilibër, shëndeti i zorrës, mëlçisë, heqja e kileve të tepërta, por mbi të gjitha gjetja e ekuilibrit mental i cili të mundëson rikthimin
e balancës dhe energjisë në jetën tënde.
Me çertifikata si Hormone Health nga Institute for Integrative Nutrition dhe diploma nga Noble Manhatan Coaching, unë kombinoj njohuritë e shkencës ushqimore dhe teknikat e coaching-ut për të ofruar ndihmë të personalizuar mbi rruget e duhura qe te cojne drejt nje stili jetese me te shendetshem.
Sukseset e mëparshme janë burim i frymëzimit dhe motivimit. Me fokus në të arriturat dhe zhvillimin e një mindset pozitive, do të ndihmoj që çdo shpërqendrim apo sfidë të transformohet në një mundësi për zhvillim dhe forcim.
Bashkë për një Jetë të Shëndetshme dhe të Lumtur!
Më lejoni të prezantohem për të gjithë ata që nuk më njohin.
Unë jam Adja. 🌻
Rrugëtimi im drejt gjetjës së zgjidhjeve alternative për të menaxhuar sëmundjet kronike ka filluar në vitin 2009.
Në fillim ishte diagnoza e problemeve hormonale me Vezoret Polikistike, shtimit në peshë, më pas Infertiliteti, problemet me insulino rezistencën, ovulacionin, probleme autoimune, më tej shumë aborte spontane rresht, derisa erdhi bekimi nga Zoti me djalin tim, Gregun. Pas lindjes së djalit, u theksuan shumë simptomat e semundjeve autoimune si artriti reumatoid, Sjogren-s and co🤭.
Ama, gjithmonë ishte dhe pasioni im për mjëkesinë holistike dhe dëshira për të hulumtuar në internet për zgjidhje të tjera, veç ilaçeve tradicionale.
Ndaj ka rreth 15 vjet që mundohem të menaxhoj problemet e mia shëndetësore me anë të zgjidhjeve holistike, pra zgjidhjeve që e shohin njeriun si të tërë, të plotë, që funksionon me trup, tru dhe shpirt.
Kështu të dashura, përvesha mëngët dhe me shumë punë dhe sakrificë (duke qenë profesioni im primar një bankiere), ju futa studimeve si Life Coach dhe Holistic Wellness Coach të cilat do të më ndihmonin të isha e çertifikuar dhe diplomuar për të ndihmuar sa më shumë vajza dhe gra të tjera me probleme hormonale. Ne 2021, tashmë isha e çertifikuar si Life Coach nga Noble Manhatan ltd dhe Health Coach nga Udemy. Në 2023 u çertifikova me Hormone Health Certification nga instituti prestigjoz Institute for Integrative Nutrition në SHBA.
Besoni në Holistic Wellness, që do të thotë të kujdeseni për mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj. Kur nuk punoj me klientë apo Coaching, më pëlqen të kaloj kohë me veten time. Unë lexoj, pikturoj, bëj joga, dance dhe udhëtoj (kam qenë në mbi 150 qytete në dekadën e fundit!). Të gjitha këto aktivitete më japin një shtytje kreative që depërton në punën time me lehtësi. Jam mirënjohëse për mundësinë për të punuar me njerëz të mahnitshëm, të bukur dhe të talentuar nga e gjithë bota dhe t’i ndihmoj ata të transformojnë trupin e tyre. Asgjë nuk është më e kënaqshme për mua sesa të shoh dikë të lej pilulat, të përqafojë një dietë dhe mënyrë jetese të shëndetshme dhe të transformojë shëndetin e tyre.
“Mirëqenia holistike përfshin një trup të shëndetshëm, mendje të shëndoshë dhe një shpirt të qetë”
Vizioni im është të ndertoj një komunitet me femra ku të ndajmë së bashku probleme shëndetësore, mentale dhe jo vetëm.
Tashmë, në Instagram jemi rreth mbi 30k!🥳
Çfarë arrijmë kur punojmë bashkë
- Kontrolli i Peshës
- Energji më e Lartë
- Shëndet i Përmirësuar i Lëkurës
- Cikli Më i Rregullt Menstrual
- Mjedis mendor më i Stabilizuar
- Normalizimin e Niveleve të Sheqerit në Gjak
- Përmirësimi i Performancës Sportive
- Zvogëlimi i Rrezikut të Sëmundjeve Kronike
- Bashkë për një Jetë të Shëndetshme dhe të Lumtur!
në Mënyrën e Jetesës dhe Shëndetin Mendor
Pyetje të Shpeshta
Ofroj një qasje të personalizuar që përfshin këshilla të personalizuara ushqimore, strategji për gjetjen e balancës hormonale, dhe udhëzime për humbjen e peshës. Përvoja dhe certifikatat në fushën e Integrative Nutrition dhe NM Coaching sigurojnë një udhëzim të cilësisë së lartë për arritjen e qëllimeve të shëndetit dhe peshës.
Jo, shumica e njerëzve mund të përfitojnë nga këshillat që ofroj, pavarësisht nga marrëdhënia e tyre me probleme hormonale. Përqendrimi në balancën hormonale ka ndikim të rëndësishëm në shëndetin e përgjithshëm dhe mund të sjellë përparime në përgjithësi.
Sesionet e coaching-ut janë të personalizuara dhe fokusohen në arritjen e qëllimeve të tua të shëndetit dhe peshës. Përfshirja e strategjive të menaxhimit të stresit, këshillave ushqimore të personalizuara dhe udhëzimeve për aktivitet fizik do të jenë pjesë e këtyre sesioneve. Ky është një udhëtim drejt një jetë më të shëndetshme dhe të lumtur.